Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, sonte në “Edicionin Special” ka folur në lidhje me vrasjet dhe plagosjet dhe atë se kush po e rrezikon kryeqytetin.
Fushtica foli edhe konkretisht për incidentin e së premtës në “Bon Vivant”, ku u vra një person dhe disa të tjerë u plagosën.
Ai u shpreh se një incident i tillë mesazh negativ dhe sipas tij është alarm që nduhet të merren masa.
“Çdo incident, edhe ky i së premtes së kaluar dhe çdo incident tjetër, realisht përqon një mesazh negativ dhe na alarmon që ne duhet të ndërmarrin masa”.
” Kryetari Rama me marrjen e kësaj informate kemi kërkuar menjëherë që të takohemi me drejtorin e policisë rajonale dhe të shtunën në mëngjes kemi pasur një takim urgjent, ku kemi diskutuar rreth këtij incidenti dhe ku realisht kemi kërkuar rritjen e masave të sigurisë, por edhe kemi ngritur realisht vigjilencën tonë”, u shpreh tutje ai.