Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Ai në një prononcim e ka konfirmuar largimin nga qeveria.
“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai.
Mehaj ka thënë se do të dalë shpejt me sqarim për media, përderisa vendin e tij pritet ta zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci