Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Bislimi ka falënderuar Mehajn për kontributin, teksa ka thënë se kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm.
“Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
I uroj shumë suksese në angazhimet e tij të ardhshme Armendit, me shpresën që përsëri do na kryqëzohen rrugët e bashkëpunimit”, ka shkruar Bislimi në një postim në “Facebook”.