Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës, Shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.
Ai e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, dhe në të njëjtën kohë i uroi suksese në angazhimet e tij të radhës.
“Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke dëshmuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin reciprok për avancim të mëtejmë të tyre”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.
Për këtë takim ka shkruar Kurti edhe në Twitter, duke u shprehur për marrëdhëniet e mira Kosovë-Belgjikë.