Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se ka marr nën mbrojtje të dyshuarin kryesor për përfshirjen në sulmin me armë zjarri në lokalin Bonvivant këtë lokal, Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook Gashi ka shkruar se për mbrojtjen e të dyshuarit është autorizuar nga nëna e këtij të fundit.
“Nga sot Dukagjin Nikollaj - Duka ka Avokat.
Incizimet pamje kanë…!
Faktet askush mos të guxoje t’i ndryshojë - ligji do të veprojë dhe secili do të përgjigjet për atë që ka bërë!” shkruan avokati Gashi.
Ndryshe, të premten Kosova u trondit nga një gjuajtje me armë zjarri që ndodhi në qendër të Prishtinës.
Aty mbeti i vrarë një person, u plagosën disa të tjerë, e më shumë se 15 persona mbetën të lënduar nga shishet e qelqit.
I dyshuari Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” që nga ajo natë ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës dhe ndodhet në arrati.
Në anën tjetër paraburgimi është caktuar për tre të dyshuarit e tjerë: Andi Pajaziti i njohur si “italiani”, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.