I riu nga qyteti i Vlorës në Shqipëri, Bledar Cakalli, e ka renditur komandantin legjendar Adem Jashari ndër figurat kyçe të historisë shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, Cakalli e ka postuar një fotografi ku e ka skicuar figurën e Adem Jasharit, Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Isa Boletinit, Ismail Qemalit e Muharrem Rushitit të Çamërisë.
Ndërsa në mbishkrimin e këtij postimi ka shkruar “Besoj që ka ardhur momenti që historinë e shqiptarëve me e tregu ne rrugicat e Evropës.
E vështirë por jo e pamundur”, ka shkruar i riu.