Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është emëruar këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
Sipas tij, kjo rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Ndërsa deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka shkruar se emërimi i Mustafit në këtë pozitë e mban Luginën pjesë të agjendës qeveritare.
Sipas tij, kjo është një përzgjedhje e mirë për t’i krijuar hapësirën që të vazhdojë angazhimin, sipas tij të palodhur, për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.