U diskutua drafti fillestar për largimin e kryetarëve në veri, takimi i dytë mbahet të mërkurën

Aktuale

U diskutua drafti fillestar për largimin e kryetarëve në veri, takimi i dytë mbahet të mërkurën

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 20:12
Qeveria

Grupi punues për hartimin e udhëzimit administrativ për largimin e kryetarëve të komunave verore ka mbajtur sot takimin e parë.

Kryesuesi i këtij grupi, Besim Myrtezani, tha se në këtë takim është diskutuar drafti fillestar.

Ai bëri të ditur se takimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën derisa shtoi se udhëzimi administrativ në tërësi do të jetë gati me 1 shtator.

Përmbyllja e tij i hap rrugë hapave për peticionin për largimin e kryetarëve që kërkon nënshkrimin e 20% të votuesve në komunë.

Në këtë grup punues bëjnë pjesë përfaqësues nga Presidenca, Qeveria dhe shoqëria civile./Kp

Një javë më parë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat veriore të vendit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat