Një nga dëshmitarët e vrasjes së mbrëmshme në Runik të Skënderajt, Musa Gashi, ka treguar detaje për ngjarjen tragjike.
Ai ka thënë se një person ka shtënë me armë zjarri. Ai ka qenë i maskuar dhe ka pasur një xhup ushtarak.
Sipas tij, ai nuk ka pasur një objektiv, por ka shtënë në drejtim të të gjithëve, duke shtuar se personi i parë i cili ka rënë në tokë, ka qenë kamerieri, apo djali i pronarit të lokalit, i cili ka vdekur.
Gashi ka shtuar se ky lokal ka çdo natë muzikë dhe nuk ushtron aktivitet të prostitucionit.
“Mbrëmë fatmirësisht nuk kemi qenë më shumë se 10-12 persona”, ka thënë ai.