Veprimtari Uk Lushi ka kritikuar fyerjen dhe ndarjen që po ju bëhet shqiptarëve të mërgatës.
Ai ka thënë se nuk ka “ne” dhe “ata”.
Në profilin e tij në Facebook, Lushi ka shkruar se ka shqiptarë të mirë dhe respektues në Kosovë dhe në diasporë.
Sipas tij, tentimi për ndarjen e shqiptarëve reflekton komplekse të karakterit individual.
“Nuk ka ne dhe ata. As në mërgatë as në atdhetë e shqiptarëve. Ka shqiptarë të mirë dhe respektues, (shumica), në mërgatë dhe në vendet tona, por ka edhe shqiptarë teveqela në mërgatë dhe në shtetet tona. Tentim-ndarja në ne dhe ata reflekton komplekse dhe probleme karakteri individual. Grupi nuk shpëton askënd nga paaftësia dhe përgjegjësia individuale”, ka shkruar Lushi.