Rohde takon Barbanon: Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it

Aktuale

Rohde takon Barbanon: Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 17:00
Foto nga takimi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar sot shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano.

Në një postim në Twitter, Rohde ka theksuar se Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it.

“Diskutuam për çështje kyçe, veçanërisht për bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shoqërinë e saj”, ka thënë Rohde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat