Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ka reguar pasi Bashkimi Evropian deklaroi që u vendosën masa ndaj Kosovës pasi pati “mungesë të sjelljes evropiane”.
Rrustemi me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar zëdhënësin e BE-së, Peter Stanon, duke e pyetur me ironi se nga kur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk qenkan sjellje evropiane.
“Qyshkur z. Peter Stano, luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane, kurse mësymja e grupeve kriminale nga Serbia e kidnapimi i policëve, qenkan sjellje evropiane?!
Nëse ka ndonjë ndryshim së fundi në ato që njihen si vlera evropiane, na trego z. Stano”, ka shkruar Rrustemi.