Osmani priti në takim Hovenier, flasin për zbatimin e marrëveshjes së Bratisllavës

Aktuale

Osmani priti në takim Hovenier, flasin për zbatimin e marrëveshjes së Bratisllavës

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 21:42
Osmani, Hovenier

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Osmani ka biseduar me Hovenier rreth zhvillimeve në vend dhe hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë çfarë është dakoorduar në Bratisllavë.

“Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët” u tha në njoftimin e Presidencës.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe vijueshmërinë e hapave konkret që po ndërmerren në përputhje me atë se çfarë është dakorduar në Bratislavë.

Në takim u diskutua edhe për projektet zhvillimore të cilat po realizohen nga ShBA-të në Kosovë, përkrahjen e SHBA-ve për sektorin e sigurisë si dhe rëndësinë e shtimit të bashkëpunimeve të tilla në fusha të interesit të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat