Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet në njoftim.
Edhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.