Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Adem Grabovci, është rikthyer në skenë pas një periudhe mungese.
Në një intervistë ai ka folur për gjendjen momentale të politikës në vend dhe rrugëtimin e deritanishëm.
Pashmangshmërisht ai komentoi edhe raportet Kosovë – Shqipëri, duke i etiketuar si më të këqijat ndonjëherë.
Dhe, fajin për këtë ia lë kryeministrit Kurti.
“Nuk ia vlen t’i komentoj fare. Aktualisht janë siç nuk kanë qenë kurrë dhe kjo për fajin e Kurtit. As të Shqipërisë, as të këshilltarëve”, shtoi ndër tjerash Grabovci.