Dëshmitari 16 në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së po merret në pyetje nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.
Ai ka lënë të nënkuptohet se ka qenë ushtar i UÇK-së për një kohë në zonën e Llapushnikut, dhe gjithashtu e ka pranuar se ka qenë përkrahës i LDK-së.
Ai e ka përmendur Fatmir Limajn, Isak Musliun e Ismet Jasharin. Ka thënë se në UÇK nuk kishin simpati për LDK-në e Rugovën.
Biseda direkte të dëshmitarit me prokurorin:
Prokurori: Po flisnim për shtabin e Llapushnikut. Dua të iu tregoj disa fotografi. Lart thuhet “kompleksi fermës së Llapushnikut”. Këtu a dalloni shtabin?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Prokurori: Cila është ndërtesa?
Dëshmitari: Sipas meje ndërtesa me numrin 2.
Prokurori: Folëm për ceremoninë e betimit të UÇK-së. Kjo nuk është ceremonia e juaj e betimit?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Kjo ceremonia e betimit në video a është e ngjashme me tuajën?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Prokurori: A ishin njësoj edhe në ceremoninë e betimit tuaj?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Prokurori: Kush janë këta persona?
Dëshmitari: I pari me mustaqe është Musë Jashari, i dyti është Fatmir Limaj, i treti është Kumanova, Ismet Jashari. Betimin ku e kemi dhanë ato video janë zhdukur, incizimi nuk është shfaqur asnjëherë.
Prokurori: Ka pasur rregulla zyrtare për të qenë pjesë e UCK-së?
Dëshmitari: Ka pasur rregulla që duhet me i zbatu.
Prokurori: Kur iu komunikoheshin pas ceremonisë së betimit?
Dëshmitari: Rregullat i kemi dëgju prej Imer Alushanit, Qerqizit, prej këtyre që duhet me pas rregulla po a janë zbatuar, nuk janë zbatuar në tërësi.
Prokurori: Ju thatë që keni dëgjuar, po me shkrim a u dhanë ndonjëherë?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Prokurori: Dua të flas për strukturën e komandës në zonën e Llapushnikut, çfarë roli kishte Limaj?
Dëshmitari: Ka qenë komandanti kryesor në atë zonë.
Prokurori: Ku ishte i vendosur Limaj në maj korrik 1998?
Dëshmitari: Ka qenë në Kleçkë.
Prokurori: Më vonë gjatë luftës a e ke idenë se cila brigadë me cilin numër ishte vendosur në Kleckë?
Dëshmitari: 121
Prokurori: Çfarë roli kishte Isak Musliu?
Dëshmitari: Ky ka qenë komandant në zonë të Llapushnikut.
Prokurori: Kë kishte zv/komandant?
Dëshmitari: Shefqet Buqën mësuesin, dhe Imer Alushanin.
Prokurori: isak Musliu mund të nxirrte urdhëra dhe detyra për ushtarët?
Dëshmitari: Gjithsesi
Prokurori: Urdhëresat mund të jepeshin nga Limaj e Ymer Alushani dhe Shefqet Buqi për t’iu përcjellë ushtarëve?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet
Prokurori: Kush është Shukri Buja?
Dëshmitari: Ka qenë në një pjesë tjetërnë Krojmir komandant.
Prokurori: Sa e përhapur ishte ndjesia rreth kolaboracionistëve në Llapushnik?
Dëshmitari: Menjëherë si kemi shkuar kanë filluar të deklarohen disa ushtarë pa uniformë, as nuk e njofshin Rugovën. E kuptova që fjala është për Rugovën, na kemi qenë pjesë e LDK-së deri vonë mas luftës, atëherë njëfarë llojë presioni që kemi pasur ka qenë edhe ky motiv, që njerëzit e LDK-së pse janë kyç në UÇK. Këta kanë menduar që vetëm këta me udhëheq luftën e zotëru Kosovën.
Prokurori: Këtë e lidhni me LDK-në apo jo?
Dëshmitari: Po
Prokurori: A iu thuhej se LDK-ja ishte armike?
Dëshmitari: Ka pasur, kanë thënë nuk duhet me i pranu nuk janë të besueshëm.
Prokurori: Duke folur në nivel të përgjithshëm, a ishte komanda ajo që përhapte këto mesazhe?
Dëshmitari: Komanda ka qenë sigurisht se nuk kish mujt me fol, edhe pse shumica e luftëtarëve ka qenë me LDK-në. U pa qartë.