Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi që sipas tij përshkruan më së miri “koordinimin” e partive opozitare në Kosovë me krerët e Serbisë në lidhje me situatën e krijuar në veri muajt e kaluar, pas mandatimit të kryetarëve të katër komunave atje.
Në fotografinë e publikuar nga Dr. Bytyçi shihen kreu i PDK-së Memli Krasniqi, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, anëtari i PSD-së Nol Nushi e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Deklaratat e të sipërpërmendurve janë të ngjashme me ato të Goran Rakiqit të Listës serbe dhe presidentit të serbisë Aleksandër Vuçiq. Të gjithë këta ia hedhin fajin Kurtit për dhunën në veri.
“Memli Krasniqi: Albin Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën në veri.
Lutfi Haziri: Albin Kurti shkakton dhunë dhe forcë në veriun e vendit.
Ramush Haradinaj: Kurti me sjellje fashiste tenton ta kontrolloj veriun
Nol Nushi: Kurti me polici fashiste mundohet ta kap veriun.
Edi Rama: Albin Kurti fajtor për krizën në veri të Kosovës
Goran Rakiq: Kërkojmë që policia fashiste e Kosovës të largohet nga veriu.
Vuçiq: Kosova shkakton dhunë ndaj qytetarëve serbë paqësorë të Kosovës”, thuhet në Koto deklarata.
Ndërsa fotografia është kjo: