Tush Frrokaj nga fshatin Kosh-Istog, i dyshuar se ka vrarë Anton Prelaj në Klinë, dyshohet se ka qëndruar për tetë ditë në një shtëpi të pabanuar që gjendet në Burojë të Skenderajt.
Ndryshe Policia dje ka njoftuar se pas arrestimit të Tush Frrokajt, e pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.
Frroku dhe Prela ishin familljarë mes vete.
“Viktima ishte i martuar me motren e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, kishte thënë Nikçi disa ditë më parë.