Komandanti i KFOR-it, MG Ristuccia, është takuar sot në Prishtinë me peshkopin Dodë Gjergji.
Forcat e NATO-s në Kosovë, përmes një postimi në Twitter kanë bërë të ditur se çfarë është diskutuar gjatë takimit të tyre.
“Komandanti i KFOR-it, MG Ristuccia, është takuar sot me peshkopin Dodë Gjergji në dioqezën në Prishtinë.
Gjatë takimit u theksua se dialogu ndërfetar është thelbësor për promovimin e vlerave të tolerancës, respektit dhe bashkëpunimit për të siguruar një të ardhme paqësore për të gjithë”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.