Shaip Kamberi ka njoftuar se e vetmja aktore shqiptare në Shtëpinë e kulturës në Preshevë është larguar nga puna.
Ai ka thënë se Egzona Salihu, është ajo e cila pranoi të ushtroi profesionin e vet qoftë edhe duke u paguar si “ndriquese”, vetëm e vetëm të qëndrojë në vendlindjen e saj.
Postimi në Facebook:
Aktorja e vetme shqiptare, Egzona Salihu, qenka larguar nga puna në Shtëpinë e kulturës në Preshevë, me arsyetimin se nuk e paska rrespektuar orarin e punës.
Sa keq. Sa ulët. Sa mjerë.
E njejta Egzonë që përshkak të mosnjohjes së diplomës nga Republika e Kosovës ka pranuar e përzgjedhur të ushtrojë profesionin e vet qoftë edhe duke u paguar si “ndriquese” e jo aktore, vetëm e vetëm të qëndrojë në vendlindje.
Si heroinë e vërtetë. Pa u joshur nga mundësitë jashtë vendlindjes, por duke qëndruar këtu në mesin tonë.
Diplomën nuk ia njohi Serbia - kontributin në vendlindje nuk po ia njohin sherifët lokal.
Egzona sot është dëshmia e radhës që koha për të ngritur zërin bashkërishtë po perëndon.
Sot Egzona, nesër dikush tjetër.
Mjaftë më!