Fushata e nisur nga Qeveria e Kosovës për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar, dikasteri i saj Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se që nga nesër do të fillojë lansimi publik.
Sipas agjendës që është dërguar nga ME, do të jetë prezent dhe do të mbajë fjalim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa pas tij do të flasë ministrja e kësaj ministrie, Artane Rizvanolli, më pas edhe nga zyra e Bashkimit Evropian, Alessandro Bianciardi.
Në fund, para koktejit do të prezantohen edhe disa video ku do të paraqiten disa nga idetë e këtij projekti.
FTESË PËR MEDIA
Të nderuar përfaqësues të mediave
Me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”, Ministria e Ekonomisë nesër do të mbajë konferencë për media.
Agjenda:
10:15 – 10:20 Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës
10:20 – 10:25 Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë
10:25 – 10:30 Alessandro Bianciardi, Zyra e BE-së në Kosovë
10:30 – 10:45 Prezantim i thirrjes publike dhe procesit të aplikimit
10:45 – 11:00 Prezantimi i videove
Koktej rasti dhe bashkëbisedim
Vendi: Kino Armata, Rr. “Brigada e Kosovës”
Datë: E premte, 18.08.2023
Ora: 10:00-12:00