Prokuroria Speciale ka njoftuar për aksionin e sotëm në Ministrinë e Tregtisë dhe në restaurantin e Ridvan Muharremit, “Bukë e Zemër”.
Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e tjerë të MINT-it dyshohen për veprat: Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’.
Si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’“, thuhet në njoftim e Prokurorisë.