Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka reaguar lidhur me arrestimet e sotme në MINT.
Ai ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë aktuale, duke thënë se “janë disa njerëz që vjedhin edhe në magjen e shtëpisë (rezervat shtetërore)”.
Postimi i plotë:
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe fjala “magje” është enë e drunjtë ku ngjishet e punohet brumi për të bërë bukë.
Historikisht familjet kosovare janë ndier të sigurta kur magjen e kanë pas plotë. Magjja plotë ishte siguresë mbijetese e egzistence.
Fatkeqësisht sot për zot shtëpie i kemi disa njerëz që vjedhin edhe në magjen e shtëpisë (rezervat shtetërore).
Hajnat që vjedhin edhe në bukën e gojës, mallkimi do i ndjekë pas përjetësisht!
Turpi i mbuloftë!