Ka nisur konferenca për media e Presidentes, Vjosa Osmani me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Përveç pjesës së bashkëpunimeve me këtë komunë, presidentja është deklaruar edhe për dorëheqjet e fundit të zyrtarëve serbë nga Policia e Kosovës.
“Momenti i fundit kur i numërova numri i dorëheqjeve kishte shkuar deri në 7. Sipas hetimeve të institucioneve tona shkas për këtë është frikësimi e shantazhimi ndaj tyre nga Serbia. Ky shtet fatkeqësisht po vazhdon me agresion të hapur ndaj Kosovës. Po vazhdojnë që me institucionet e veta ilegale në Kosovë t’i bëjnë shantazh qytetarëve serbë, të cilët janë pro integrimit. Veprimet e tilla janë shkelje flagrante të marrëveshjeve të parapara, pres nga BE që të ndërmarrë veprime ndaj Serbisë dhe Vuçiqit për shkeljet e marrëveshjes së Brukselit por edhe për shkeljet e standardeve ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.
Tutje ajo ka thënë se autori i vetëm i këtyre dorëheqjeve është Serbia.
“Ma kanë konfirmuar në çdo takim që presioni ndaj policëve serb vjenë nga strukturat e tyre paralele, autori është në Beograd”, ka thënë ajo.