Pas aksionit të policisë së Kosovës, ku tre persona u arrestuan nën dyshimin për keqperdorim të rezervave shtetërore, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se keqqeverisja e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.
“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund.
Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.