Mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës “nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme”, ka thënë zëdhënësi Përparim Kryeziu, referuar arrestimit të dy zyrtarëve të lartë në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, si dhe pronarit të furrës/restaurantit “Buk e Zemër”, Ridvan Muharremi, të njohur ndryshe edhe si "njeriu i Kurtit", të përfshirë në aferën e grurit dhe vajit.
Kryeziu thotë se takimi i Kurtit me ministrat u bë për arsye të tjera të planifikuara më herët, siç thotë ai, për të diskutuar për “mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”.
“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim intern me kabinetin qeveritar, siç ishte planifikuar një javë më parë. Nuk ka të bëjë me zhvillimet e sotme
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mbarëvajtjen e projekteve dhe progresin në përmbushjen e planit strategjik-operacional e të programit qeverisës”, ka thënë Kryeziu.