Hajdari i reagon Bajqinovcit, që tha se zyrtarët e arrestuar janë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së

Aktuale

Hajdari i reagon Bajqinovcit, që tha se zyrtarët e arrestuar janë nga radhët e PDK-së dhe LDK-së

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:11
Rozeta Hajdari

Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari u ka bërë thirrje mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, që të mos bëjnë lidhje me partitë politike pas arrestimeve të fundit në këtë ministr.

Kjo deklaratë e Hajdarit erdhi pasi deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci tha sot se njëri nga të arrestuar është i LDK-së e tjetri i PDK-së.

Bashkëpartiakët e mirë ndoshta kanë mungesë të informacionit. Aktivistë të tillë të LVV-së i lus të gjithë që të mos të aludojnë në emërtime të ndryshme qoftë partiake apo emërtime të tjera, sepse unë si ministre e MINT, ministre e VV-së, nuk kam ardhur për të shikuar në nivel partiak të punojë, por kam ardhur në nivel të zbatimit të ligjit, të Kushtetutes dhe asnjëherë unë nuk e di për këta zyrtarë se kush në cilën parti beson, sepse është e drejtë e tyre të besojnë në parti të ndryshme.

Nuk është e drejtë që të gjykohen publikisht derisa sot po mbahen për 48 orë të zbardhur një realitet”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat