Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.
Sipas këtyre të dhënave, më së shumti pritje për të dalë nga Kosova, ka në Merdar – 1 deri në 2 orë.
Ndërkaq, pritjet te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në 40 minuta e në Muçibabë deri në 20 minuta.
Në pikat tjera situata është më e qetë, nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.