Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ky reagim vjen lidhur me takimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Goncharenko theksoi se Serbia është aleate e Rusisë dhe se Ukraina nuk ta tërheq Serbinë në anën e saj.
“Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë me një shumicë të pabesueshme”.
“A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kemi kompromis për parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Goncharenko.