Nuk është arritur as sot një marrëveshje për ndryshimin e çmimit të librave shkollorë.
Kjo nuk u bë as në takimin e sotëm mes zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me përfaqësues të shtëpive botuese.
Deri më tani për takimin asnjëra palë nuk u deklarua për media.
Media ka mësuar se është diskutuar për çështjen e teksteve, por akoma nuk ka diçka konkrete.