Një aeroplan që ishte nisur të martën nga Prishtina për në Gjenevë të Zvicrës është obliguar të kthehet në Prishtinë.
I njëjti aeroplan, i cili është i kompanisë “EasyJet” është detyruar të aterojë sërish në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Rikthimi i tij i sërishëm në Prishtinë ndodhi pas 40 minutave fluturimi në qiellin e Kosovës, teksa ende nuk dihen arsyet për një gjë të tillë.

Këto të dhëna janë publikuar në faqen “Maraklit E Fluturimit”.