Ekspertit të sigurisë i thyhet vetura në Suharekë, publikon pamjet

Aktuale

Ekspertit të sigurisë i thyhet vetura në Suharekë, publikon pamjet

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 10:34
Vetura e thyer e Drizan Shalës

Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala, ka njoftuar se të martën mbrëma i është thyer vetura në Suharekë.

Ai ka thënë se ka qenë cak i këtij sulmi të paidentifikuar.

“Në orët e vona të mbrëmjes kam qenë cak i një sulmi nga persona të paidentifikuar në komunën e Suharrekës ku patem vetem deme materiale”, ka njoftuar Shala.

Shala ka përgëzuar punën e policisë dhe ka bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë.

“Ku duhet komplimentuar puna e policëve të stacionit policor, të cilët kanë vepruar me profesionalizëm të lartë duke ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku tani me hetimet janë në vijim e sipër dhe më intenzitet të lartë dhe pres që sa me parë personat të dyshuar të vihen para drejtësisë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat