Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nichlas Abbott, ka thënë se për të ishte kënaqësi të takohej me shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Abbott, me anë të një cicërime në Twitter, ka theksuar kanë diskutuar për situatën politike në komunat veriore të vendit.
Shkrimi:
“Diskutuam situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për rolin e EULEX-it dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet ambasadës sonë dhe EULEX-it”.