Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka deklaruar se dëmi që do t’i shkaktohej komunës të cilën ai e udhëheq nëse do të aprovohej falja e 100 eurove të tatimit në pronë është 1 milionë e 450 mijë euro.
Por që pavarësisht kësaj kryetari Idrizi tha se si komunë do të respektojnë çfarëdo urdhërese të Qeverisë apo Ministrisë së Financave.
“Ne e kemi ndërmend me thënë të drejtën me e respektu urdhëresat që kanë ardh nga Ministria e Financave. Unë po flas për ato defektet që nuk ishte dashtë me ndodhë, përndryshe çdo vendim që vjen nga Qeveria nga Ministritë ne si Komunë do ta respektojmë, kjo shumë e mjeteve është dikund 1 milionë e 450 mijë euro vetëm për komunën e Vushtrrisë”, tha ai.
Teksa sa i përket kërkesës për një takim konsultativ me ministrin, Idrizi tha se këtë cështje do të duhej ta zgjidhte kryesia e Asociacionit të Komunave
“Mendoj që është e rrugës që institucionet qendrore meqë ne jemi shumë komuna dhe tash secili për vete me e kërkua ministrin mbase i bije edhe shumë.. e për si Asociacion mendoj që duhet ta pyesni kryesinë e Asociacionit ata që flasin në emër të Asociacionit”, shtoi Idrizi.