Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se VV’ja është duke luftuar drejtësinë dhe organet e saj.
Selmanaj e bëri një reagim të tillë pas sulmeve që ministrat e Qeverisë Kurti po i bëjnë drejt Prokurorisë Speciale.
“LVV është organizatë e një klubi njerëzish mashtrues, injorantë e kleptokratë”, shkruan Selmanaj.
Shkrimi i plotë:
Lëvizja Vetëvendosje erdhi në pushtet me narrativën për ta luftuar krimin e korrupsionin, e në fakt po e lufton drejtësinë dhe organet e saj!
E mbani mend slloganin e tyre “Me hajna, me hajna nuk ka shtet”.😂😂😂
LVV është organizatë e një klubi njerëzish mashtrues, injorantë e kleptokratë
Demokracia për ta është sport i rëndë.