Opinionisti, Mentor Nazarko, vlerëson se Ukraina nuk do ta njohë Kosovën gjatë kohës sa shteti ndodhet në konflikt.
Ai u shpreh se, në këtë fazë shteti i Ukrainës ka interes veçanërisht që të furnizohet me armë, e armët mund të vijnë edhe nga Serbia.
Sipas tij, siç u duk edhe në takimin e Athinës, Zelensky ishte më shumë i përqendruar që të kishte takim frytdhënës, siç e quajti ai, të sinqertë dhe miqësor me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin.
Ky i fundit mesa duket i jep edhe armë.