Escobar paralajmëron non grata të reja për korrupsion: Të jeni të sigurt se…

Aktuale

Escobar paralajmëron non grata të reja për korrupsion: Të jeni të sigurt se…

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 21:41
Gabriel Escobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se korrupsioni në Ballkan është një problem i madh në këtë rajon.

Ai ka theksuar se SHBA kërkon që të shohë rrugën europiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar.

Ndër të tjera ai thotë se administrata e Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa paralajmëron se edhe disa persona pritet të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të flas për sanksionet, por të jeni të sigurt se do të ketë”, tha Escobar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat