Raportohet se mbi 40 mijë qytetarë ia mësynë bregdetit shqiptar në fundjavë

Aktuale

Raportohet se mbi 40 mijë qytetarë ia mësynë bregdetit shqiptar në fundjavë

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetare janë nisur këtë fundjavë drejt bregdetit, duke sjelle ngarkesë trafiku në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit.

Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare të Kukësit flasin për mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës, që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Vërmicës me të paktën mbi 10 mijë automjete të vogla dhe autobusë.

Por numri i qytetarëve dhe mjeteve, nga pamjet mund të jetë shumë me i madh e kjo vërehet tek Ura e Kukësit pasi aty rruga e ngushtë po e vonon qarkullimin normal të automjeteve.

Siç dihet, përgjatë sezonit, policia kufitare e Morinit operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas marrëveshjes së përbashkët ndër qeveritare Kosovë-Shqipëri.

Nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës, janë marrë masa duke shtuar sportele dhe punonjës për të përballuar fluksin e shtuar dhe është bashkëpunuar edhe me Policinë e Kosovës dhe deri më tani sipas policisë kufitare nuk ka pasur probleme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat