Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka njoftuar për procedurat të cilat duhet t’i ndjekin qytetarët sa i përket aplikimit për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar si dhe aplikimin për subvencionim të pajisjeve efiçiente shtëpiake.
Këtë Rizvanolli e ka bërë përmes një video udhëzuese, ku janë shpjeguar procedurat e aplikimit.
“Përmes kësaj video udhëzuese, keni mundësinë të informoheni hap pas hapi rreth procedurës për të aplikuar për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Njoftimi:
Të dashur qytetarë,
Përmes kësaj video udhëzuese, keni mundësinë të informoheni hap pas hapi rreth procedurës për të aplikuar për subvencionimin e sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar.
Për t'u informuar më shumë rreth subvecnionit, vizitoni: https://shorturl.at/clnQ9
Linku për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente shtëpiake: https://ekosova.rks-gov.net/467
Linku për aplikim për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit sanitar: https://ekosova.rks-gov.net/468