Eksperti i sigurisë, Agim Musli ka publikar një video ku shihen serbët në Manastirin e Draganacit duke i kënduar Rusisë dhe duke kërkuar okupimi e Kosovës nga Serbia.
Ai këtë veprim e ka quajtur skandaloz.
Postimi në Facebook:
🚨SKANDALOZE
Instituti për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS, ka siguruar një video të ditëve të fundit, ku serbët në Manastirin e Draganacit (në veri të Gjilanit) këndojnë këngë ku madhërohet Rusia dhe kërkohet okupimi i Kosovës nga Serbia!
Përveç kësaj, në këtë objekt ortodoks, priftërinjtë inkurajojnë fëmijët për këto motive duke i paguar!