Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka analizuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Forumin Strategjik të Blendit në Slloveni.
Sipas Bytyçit, në rreshtat e fjalimit të kryeministrit Rama, ka një intrigë të sajuar serbe, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se me fjalimin se cili shtet mund të sulmojë cilin në Ballkan, halli i Ramës, është që të bëjë Serbinë viktimë të kroatëve dhe të shqiptarëve, përcjell Bota sot.
Lexojeni postimin e tij të plotë në Facebook:
Mbreti është çmendur! Padishahu ka humb mendjen!
Shihni çfarë thotë në samitin e Ljubljanës! Por në këto rrjeshta ka një intrigë të sajuar serbe. Thotë se Kroacia mund të sulmojë Serbinë! Tha se Bullgaria mund të sulmojë Maqedoninë e Veriut dhe se Greqia Shqipërinë! Gjoja si me humor ose si batutë. Por gjithë halli është ta bëjë Serbinë viktimë të kroatëve e të shqiptarëve! Ligësia e këtij njeriu është unike në histori“.
Kur Dritani (Abazoviç) po fliste, po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia – Kosovën, Bosnja veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shumë kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullëhet në diell kështu që ne mund të jemi të gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën”.
Kjo është pra një pjesë e fjalimit të Edi Ramës në Forumin Strategjik të Blendit në Slloveni.