Ambasadori Rohde kërkon nga Kosova e Serbia të implementojnë marrëveshjen për të Zhdukurit me Forcë

Aktuale

Ambasadori Rohde kërkon nga Kosova e Serbia të implementojnë marrëveshjen për të Zhdukurit me Forcë

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 13:12
Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar thirrjes së OSBE-së, që palët të implementojnë marrëveshjen e arritur më 2 maj, për Personat e Zhdukur me Forcë.

Kërkesa e Rohde, vie pikërisht sot kur shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve.

”Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, unë bashkohem me OSBE-në duke kërkuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së lartpërmendur.

Më shumë se 1600 njerëz janë ende të zhdukur, secili prej tyre një vlerë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat