Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ata kanë biseduar për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës.
Lajçak ka shkruar në rrjetin social X se në takimin e sotëm në Beograd ka diskutuar me Vuçiqin për takimin e radhës të nivelit të lartë dhe zbatimin e marrëveshjes në kuadër të dialogut.
“Sot në Beograd kam pasur diskutime thelbësore me presidentin Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu”, ka shkruar Lajçak.