Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar lidhur me ndarjen e mjeteve nga Qeveria për librat nga klasa e 1-5.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo parti ka anuluar tenderin me arsyetimin se janë tejkaluar 500 mijë euro nga vlera e parashikuar dhe tash kanë ndarë 6 milionë euro.
Postimi i plotë:
Të mësojmë nga Lëvizja Vetëvendosje miq, ja kështu kursehet buxheti i shtetit.
Anulojmë tendere me arsyetimin se janë tejkaluar 500 mijë nga vlera e parashikuar dhe përnfundojmë me ndarjen e mbi 6 milionë për blerjen e librave.
Të qeshim të gjithë së bashku!