Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka nxitur reagime të shumta me deklaratën e fundit, ku përmend vrasjen e kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka thënë se se më parë do ta vriste kryeministrin Kurti, se sa të ikte nga Kosova.
“Kosovën nuk duhet, e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, ka thënë Klinaku në një postim në Facebook, teksa shkroi për një bisedë që e ka pasur me votuesin e Kurtit. Sipas tij, votuesi ka thënë se “s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë”, ndërsa ai iu ka përgjigjur duke thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Në reagime të shumta po kërkohet që Klinaku të arrestohet. Ndërkaq, dje Prokuroria Speciale ka urdhëruar Policinë e Kosovës që ta intervistojë Klinakun nën dyshimin për “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka intervistuar sot, personin me inicialet, F.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale.
Klinakun për deklaratën e tij, e ka mbështetur edhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku.
Një reagim i ashpër ndaj deklaratave kundër Kurtit, e ka dhënë Lirim Gashi, analist politik.
“Burrat që kërcënojnë publikisht apo privatisht janë pleshta të atij sendit të dhies. M*** ja honkshin Albinit, mue dhe juve. Amin”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Ai ka pasur një koment edhe për Nuredin Gashin, përkrahës i kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, që mbrëmë ka bërë një deklaratë skandaloze, duke u shprehur se çdo person i cili kryen veprime, sipas tij, të këqija sikurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të vritet.
“Ky Gashi i Drenicës që e kërcënoi Albinin përmes ekranit është maskota olimpike e pisllëkut primitiv, vrasës dhe plaçkitës”, ka shkruar më tej Lirim Gashi.
Nuredin Gashi, gjersa ka komentuar deklaratën e Faton Klinakut gjersa e quajti tradhtar Kurtin dhe subjektin politik të tij.
“E kam thënë dhe e them prapë, nuk e marr tragjike deklaratën e Faton Klinkaut sepse atdheu është më me vlerë sesa të gjitha. Konsideroj se çdo njeri i cili bën të këqija, siç bën Albin Kurti, dhe po të isha në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse është tradhti ndaj atdheut. Konsideroj se partia e Kurtit dhe stafi i vet janë tradhtarë të vendit”, ka deklaruar ai.