Von Cramon: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë

Aktuale

Von Cramon: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 15:49
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon deklaroi se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, von Cramon u shpreh se liberalizimi i vizave për Kosovën është i vonuar.

Sipas saj, BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave në shtator të vitit 2024.

“Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, që është i vonuar. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me Dialogun me Serbinë.

BE duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024
”, shkroi Von Cramon në platformën X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat