Lëkundje të lehta të tokës janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në rajonin e Kukësit dhe të Prizrenit.
Sipas web-sajtit të specializuar ndërkombëtar për lëvizjet tektonike të tokës, termeti me magnitudë 2.5 shkallë të Rihterit ka ndodhur në orën 20:33.
Thellësia e këtij tërmeti është 5 kilometra.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/September/02/auto_termeti1693686860.jpg)
Nuk raportohet për dëme materiale apo pasoja në njerëz.