Osmani për vizitë nga nesër në Shqipëri, kjo është agjenda

Aktuale

Osmani për vizitë nga nesër në Shqipëri, kjo është agjenda

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 13:32
Vjosa Osmani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të presë me ftesë të tij në Tiranë, në një vizitë shtetërore në datat 4-5 shtator 2023 Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës së Shqipërisë, derisa lidhur me këtë vizitë është publikuar agjenda e plotë:

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.
11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve, raporton Euronews.al.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat