SHBA-BE kërkesa për Kurtin, Berisha: Më 14 shtator shtohet presioni i ndërkombëtarëve

Aktuale

SHBA-BE kërkesa për Kurtin, Berisha: Më 14 shtator shtohet presioni i ndërkombëtarëve

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 18:24
Analisti Ridvan Berisha

Analisti Ridvan Berisha, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën politike në Kosovë dhe për takimin e 14 shtatorit.

Ai theksoi se që prej ardhjes së Albin Kurtit në qeveri, ndërkombëtarët po mbajnë anën e Serbisë.

Më tej ai nënvizoi se në takimin e Brukselit do të shtohet presioni i ndërkombëtarëve për Kosovën.

“Që prej ardhjes të qeverisë Kurti më duhet të them se një pjesë e komunitetit të rëndësishëm ndërkombëtar, po ia mban anën Serbisë dhe po e  vë në qendër të kritikave Kurtin, në disa raste dhe me arsye, sepse Kosova nuk i ka kryer detyrat e saj.  Besoj që në Bruksel, diskutimi do të jetë se si do të eskalohet situata në Veri.

Pres që Kurti të diskutojë për zbatimin e plotë të të gjithë pikave të marrëveshjes por realisht bashkësia ndërkombëtare pret deeskalim të plotë, mbajte shpejt e shpejt të zgjedhjeve të parakohshme dhe të hiqet nga tavolina ky problem në mënyrë që të vijohet më tutje. Nga takimi i 14-shtatorit pres një retorike politike, pres nga ana e kryeministrit që Serbia të jetë konstruktive. Ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, do të kemi kërkesa taksative”- tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat