Kurti takoi qendrat dhe kryesinë e partisë

Aktuale

Kurti takoi qendrat dhe kryesinë e partisë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 21:08
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje me qendra dhe kryesinë e partisë ku është diskutuar për çështje politike dhe organizative në prag të fillimit të sesionit vjeshtor.

Me prezencën e kryeministrit Albin Kurti, aty është diskutuar edhe për çështjen e dialogut duke u përmendur nevoja që të respektohet marrëveshja e Brukselit dhe të largohen masat e BE-së ndaj Kosovës.

“Qeveria jonë do të vazhdojë ta ketë prioritet luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend si dhe krijimin e parakushteve për paqe dhe siguri në secilën pjesë të Republikës. Politikat zhvillimore që krijojnë mundësi dhe vende të reja pune në Kosovë. Në planin e dialogut do të insistojmë që të respektohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel dhe të hiqen masat e BE-së ndaj Kosovës”, është theksuar në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia në pushtet pret një vit të suksesshëm sa i përket agjendës legjislative.

“Për çështje të nivelit lokal u theksua rëndësia për votimin e faljes së tatimit në pronë deri në 100 euro si masë e qeverisë tonë. Kjo ka afat deri me 15 shtator të këtij viti andaj duhet iniciuar seanca të jashtëzakonshme komunale që kjo çështje të votohet. Te çështjet organizative u fol për punën e shtuar që duhet bërë në ngritjen e opozitbërjes nëpër secilën komunë, në fuqizimin e qendrave tona, në shtimin e anëtarësimeve të reja, në mënyrë që kësisoj shumë shpejtë t'i kompletojmë strukturat tona për të garuar në secilin qytet të Republikës”, është shkruar në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat